Zyrtari policor arrestohet me dyshim për veprën penale “lëndim trupor”

Inspektorati Policor i Kosovës përmes Policisë së Kosovës respektivisht stacionit policor të Fushë Kosovës dje (15.08.2018) kishte pranuar informacione lidhur me dyshimin e përfshirjes së një zyrtari policor si i dyshuar në një rast të dhunës në familje.

Hetuesit e IPK-së respektivisht Departamentit të Hetimeve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes duke kontaktuar me viktimën e këtij rasti.

Pas verifikimit të këtyre informacioneve nga hetuesit e IPK-së të njëjtit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent kurse viktima e këtij rasti është dërguar për trajtim mjekësor.

Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore në koordinim edhe me prokurorin e çështjes, dje (15.08.2018) me dyshimin se zyrtari policor i përfshirë në këtë rast ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, të njëjtit me vendim të Prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjithashtu, IPK-ja ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për zyrtarin policor tashmë të arrestuar si të dyshuar për rastin si më lart.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.