Zbulohet molekula e cila e ruan energjinë diellore për 18 vjet

Një nga pengesat më të mëdha për ta shpërndarë adoptimin e burimeve të ripërtëritshme është ruajtja e energjisë. Ku e ruani energjinë kur dielli nuk është duke shëndritur, kur nuk fryen era, etj.?

Një ekip suedez hulumtimi beson se i ka bërë zbulimet e burimeve të ripërtëritshme që po i kërkonte, një lëng solar termal që mund ta ruajë energjinë e diellit për deri në 18 vjet.

Hidrokarbonet, pjesërisht, u bënë burimi dominues i energjisë në botë sepse janë relativisht të lira për t`u nxjerrë, mund të ruhen për periudha të gjata kohore dhe mund të përdoren menjëherë. Këta faktorë e bëjnë atë një burim të madh të energjisë për ta përdorur sipas kërkesës. Meqë bateritë vazhdojnë ta zhvillojnë kapacitetin e tyre për ta ruajtur energjinë edhe për periudha të gjata kohore, kanë filluar t`i zëvendësojnë hidrokarbonet, p.sh. mjetet elektrike.

Si alternativë për bateritë, lëngu i specializuar solar termal mund ta mbajë energjinë e diellit për periudha të gjata kohore dhe ta lirojë atë energji sipas nevojës. Ndryshe nga bateritë, të cilat e zbrazin elektricitetin, lëngu solar termal e liron nxehtësinë kur aktivizohet përmes një katalizatori. Kjo do të thotë që lëngu do të ishte ideal për ngrohjen e shtëpive për banim dhe atyre komerciale.

Lëngu përbëhet nga molekulat e karbonit, hidrogjenit dhe nitrogjenit. Molekulat mund të shihen në figurën e mëposhtme, ku burimi origjinal i lëngut është molekula e karbonit bi-ciklik. Kur këto molekula goditen nga drita e diellit, disa prej lidhjeve ndërmjet atomeve rigjenerohen për të formuar karbonin multi-ciklik.

Ky konvertim kimik në një strukturë tjetër molekulare të quajtur izomer e bllokon energjinë brenda molekulës. Versioni i energjizuar i molekulës është stabil, me lidhje të forta kimike. Ky është çelësi në të cilin molekula stabile mund të qëndrojë për gati dy dekada pa e humbur energjinë e grumbulluar.

Për ta liruar energjinë, molekula mund të përçohet përmes katalizatorit, e cila i riaranzhon lidhjet kimike në karbonin biciklik dhe me të liron majft ngrohtësi.