00:00:00
23 Mar

Xperia 1 e Sony dallohet nga të tjerët përmes ekranit të gjatë

Sony është munduar për një kohë të gjatë që t’i bëjë telefonat e vet të dallohen ndaj në Mobile World Congress 2019, kompania do të provojë një strategji të re për ta realizuar këtë- përmes karakteristikës së ekranit të gjatë 21:9.

Ekrani i Xperia 1 është 4K HDR OLED (që supozohet të jetë i pari në një telefon të mençur) me 6.5 inç. Sigurisht, ka shumë ekrane që janë 6.5 inç në diagonale, por Xperia 1 është më e gjatë se në thelb të gjithë.

Për çfarë shërben ky ekran i gjatë? Fillimisht, shfaq më shumë gjëra. Pjesa më e madhe e përmbajtjes në telefon janë gjërat që shfaqen në formë vertikale si mesazhet, emailet, Instagram-i, etj. Ekrani më i gjatë do të thotë që mund të lexoni dhe të shfletoni më shumë gjëra në të njëjtën kohë. Sony po mundëson edhe përfundimin e shumë gjërave në të njëjtën kohë me idenë që ju mund të keni një aplikacion të dytë të hapur në krye të ekranit tuaj.

Natyrisht se Xperia 1 nuk është vetëm një ekran. Telefoni përmban një sistem të kamerës treshe në pjesën e pasme që kanë lente 12 megapixel me gjerësi 26 mm. Ka gjithashtu një Snapdragon 855, RAM 6GB, memorie 128 GB si dhe rezistencë ndaj ujit.

Xperia 10 dhe 10+ do të lansohen më 18 mars ndërsa Xperia 1 do të dalë dikur në pranverën e vonë. Çmimet nuk janë shpallur ende por pritet që Sony t’i tregojë ato në ditët në vijim.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.