00:00:00
22 Feb

Woody Allen e padit Amazon për pezullimin e filmit të tij

Woody Allen ka ndërmarrë veprim ligjor kundër studios së Amazon, duke e akuzuar për prishjen e kontratës pasi refuzoi ta shfaqte filmin e tij më të fundit.

83-vjeçari po kërkon kompensim të dëmit prej më shumë se 68 milionë dollarësh me pretendimin se kompania është tërhequr nga marrëveshja pa arsye.

Amazon lansoi dy filma të Allen dhe gjithashtu shfaqi edhe serinë e tij televizive “Crisis in Six Scenes” mirëpo jo edhe filmin e tij më të fundit “A Rainy Day in New York”.

Sipas një padie, Allen pohoi se Amazon u tërhoq nga marrëveshja për shkak të një akuze të vjetër se regjisori e kishte ngacmuar vajzën e tij të adoptuar Dylan Farrow në vitin 1992.

Në padi thuhej se Amazon e dinte për akuzën e pabazë të 25-vjeçares kur pranoi të bënte marrëveshje me regjisorin dhe se kjo “nuk është një arsye që Amazon t’i japë fund kontratës”.

“A Rainy Day in New York” u xhirua në vitin 2017 me aktorët si Jude Law, Rebecca Hall, Selena Gomez dhe Timothée Chalamet.

Një numër aktorësh e kanë distancuar veten nga ky projekt ndërsa Chalamet ka lajmëruar në vitin 2018 se do ta jepte rrogën e tij për bamirësi.

Vitin e kaluar, Law tha se ishte “një turp i madh” që filmi ishte pezulluar dhe se do ta mendonte mirë para se të punonte me Allen përsëri.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.