00:00:00
23 Mar

Volvo do ta limitojë shpejtësinë maksimale në 112mph

Volvo do të limitojë shpejtësinë maksimale të veturave të tij në 112 mph duke filluar nga viti 2020, në një përpjekje për të ulur numrin e aksidenteve. Kapaku do t’i ndalojë vozitësit të tejkalojnë në shpejtësinë maksimale deri në 155mph të cilën shumë veturat e Volvo mund të arrijnë.

Marka suedeze, e cila ishte marrë në vitin 2010 nga kompania kineze Zhejiang Geely ka pasur që një kohë të gjatë reputacionin e një firme e cila ka prioritet sigurinë dhe përpiqet të eliminojë fatalitetet me shkaktar shpejtësinë.

Volvo besohet të jetë prodhuesi i parë i veturave që ka instaluar kapakun gjithë veturat e markës së tij. Veturat e policisë do të jenë vetmet vetura që do të bëjnë përjashtim.

Teknologji e ngjashme është instaluar në shumë vetura me performancë të lartë në Gjermani, por në një limit më të lartë të shpejtësisë.

Limiti i përgjithshëm i shpejtësisë në veturat e shteteve anëtare të BE është 120-130 km/h. Gjermania nuk ka një kapak të përgjithshëm për automjete  por rekomandon një shpejtësi deri në 80mph.

Shpejtësia mbetet një nga faktorët kryesor për vdekjet në trafik, tha Volvo, ndjekur nga droga, përdorimi i alkoolit dhe telefonit.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.