Veseli merr përkrahje për ushtrinë nga Garda e Iowa-s

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowa-s, ku ka parë nga afër mënyrën e organizimit dhe ka diskutuar me ta për mbështetjen që i është dhënë deri më tani Forcës se Sigurisë së Kosovës.

Kryetari Veseli është pritur nga gjenerali Timothy Orr dhe drejtues të tjerë të Gardës së Iowa-s.

Gjatë vizitës u konfirmua edhe një herë mbështetja për Forcën e Sigurisë së Kosovës edhe pas transformimit të saj në Ushtri të Kosovës.

Kjo mbështetje do të vazhdojë të jepet në trajnime dhe edukim por edhe në aspekte të tjera që kanë të bëjnë me funksionimin e saj si ushtri.

Veseli rikonfirmoi se Ushtria e Kosovës do të jetë ushtri e paqes në Ballkan, por edhe në zona të tjera kudo që do të kërkohet angazhimi i saj, në ruajtjen e paqes.

Gjenerali Timothy Orr ritheksoi edhe një herë përkrahjen për Kosovën, e në veçanti për Forcën e Sigurisë sa Kosovës.

Pas Iowa-s, kryetari Veseli do të vazhdojë në vizitën në ShBA me takime të rëndësishme në Vashington dhe Nju Jork.​

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.