Vdes video-bërësja më e vjetër e YouTube në moshën 107 vjeçare

Një nga njerëzit më të vjetër që postonin në YouTube, 107 vjeçarja Mustanamma nga India jugore, ka vdekur.

Ajo u bë e famshme në YouTube me videot e saj të gatimit, të cilat përbëheshin nga ushqime vendore të bëra nga produktet bio.

Kanali i saj i YouTube, Country Foods, ka më shumë se një milion abonues me qindra video gatimi, duke përfshirë një video duke e përgatitur pulën brenda lëvozhgës së shalqiut.

Kanali, i menaxhuar nga nipi i saj dhe miku i tij, u lansua në vitin 2016 dhe u bë hit i menjëhershëm.

E lindur në shtetin Andhra Pradesh, Mastanamma tha për BBC Monitoring se besonte se ishte 106 vjeçe në vitin 2017 – edhe pse tha se nuk kishte çertifikatë lindjeje për ta dëshmuar.

Në video, ajo shpesh ulej në një ambient të hapur në një fshat të ilozuar me pajisje minimale gatimi dhe mjetesh prerëse.

Ajo i përdorte thonjtë për t`i qëruar perimet dhe një thikë të vjetër të stilit indian për t`i grirë ato. Ushqimi shërbehej në një fletë tradicionale babanesh të Indisë jugore.

Country Foods njoftoi të hënën për vdekjen e saj me një vedio të riteve të fundit të saj.

Prej atëherë shumë fansa kanë hyrë në rrjetet sociale për t`i lavdëruar recetat e saj dhe ta vajtojnë vdekjen e saj.

Në rrjetet sociale, ajo njihej si gjyshja me buzëqeshje pa dhëmbë dhe më së miri ishte e njohur për kombinimin e shalqiut dhe pulës e cila u bë virale.

Kungulleshka e saj me sos “curry” dhe krapi i djegës me sos “curry” janë ndër ushqimet e saj më të famshme.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.