Vdekja nga zemra e thyer? Shkenca pas vdekjes të çifteve

George H.W. Bush mori frymën e tij të fundit vetëm disa muaj pasi që gruaja e tij, Barbara vdiq në prill në moshën 92-vjeçare. Ndoshta kjo është një dëshmi e fuqisë së dashurisë: çiftet ndjejnë aq thellë sa kur njëri vdes, edhe tjetri dorëzohet shpejt.

Gjatë viteve ekspertët kanë ofruar shumë shpjegime rreth vdekjeve të afërta të çifteve, që nga ato shpirtërore – dy shpirtëra janë aq të ndërthurur sa nuk mund të shkëputen as nga vdekja- deri te ato më realiste- zemrat vërtet të thyera nga kimia e trishtimit.

Studiuesit kanë treguar se përgjatë viteve çiftet bëhen më të afërt me njëri tjetrin aq sa në një pikë rrahjet e zemrës së tyre mund të sinkronizohen.

Në vitet e 90-ta, shkencëtarët zbuluan se stresi i tepërt- si ai i shkaktuar nga vdekja e bashkëshortit të dashur- mund të shkaktojë një gjendje mjekësore që ata e quajtën “sindroma e zemrës së thyer”.

Vdekja e një personi të dashur mund të shkaktojë vërshim të hormoneve të stresit, përfshirë adrenalinën, çka mund të bëjë që ana e majtë e zemrës të fryhet në masë. Ndërsa ana e zgjeruar mundohet të pompojë, ana e djathtë vazhdon të pompojë ndonjëherë me kontraksione edhe më të fuqishme. Rezultati mund të jetë diçka që duket si sulm në zemër nga jashtë, përfshirë edhe dhimbjen e madhe në krahëror. Dallimi është se nuk ka bllokim apo arterie të bllokuara që e shkaktojnë mosfunksionimin e zemrës. Ndonëse shumë njerëz ia dalin mbanë shumë mirë nga kjo, sindroma mund të jetë fatale veçanërisht për ata që veçse janë të dobët.

Ndërkohë që disa mund vërtet të vdesin nga sindroma e zemrës së thyer, disa të tjerë vdesin nga barra e kujdesit për një bashkëshort të sëmurë për vite me radhë. Pasi që bashkëshorti i sëmurë vdes, partneri i mbetur ndonjëherë është shumë i lodhur dhe i depresionuar për të vazhduar jetën.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.