00:00:00
17 Jan

Ushqimi i lirë dhe i shpejtë fajtor për mbipeshë në Uells

Ushqimi i shpejtë dhe i lirë është fajtor për mbipeshën në Uells, bazuar në një organizatë bamirëse e cila i bën thirrje Qeverisë së Uellsit për t’i ndihmuar njerëzve të blejnë ushqime më të shëndetshme.

Një studim për kancer në Britani të Madhe gjeti se 86% e të anketuarve menduan se ofertat për ushqim gratis i inkurajonin njerëzit për të blerë ushqim të shpejtë.

Jamie Trehame, nga Ammanford, tha se ofertat ‘blej një dhe merr një gratis’ ishin një nga arsyet kryesore që ajo kishte shtuar peshë.

Qeveria Uelsiane tha se ishte “duke konsideruar një mori propozimesh” për t’i ndihmuar njerëzit të kenë një peshë të shëndetshme.

Shitësit thanë se ata janë “plotësisht të përkushtuar ndaj shëndetit të konsumatorëve të tyre” dhe “të luajnë një rolë kryesor në ofrimin dhe promovimin e opsioneve të shëndetshme në marketet e tyre”.

Anketa me 1,067 të rritur në Uells gjithashtu gjeti se 68% e personave të anketuar menduan se uljet në ҫmime ndikuan në blerjen e ushqimeve të pashëndetshme.

Sipas organizatës, 13 tipe të kancerit lidhen me mbipeshën dhe rreth 1,000 raste të kancerit në vit zhvillohen shkaku i mbipeshës.

Mbipesha në Uells është më e keqe se në ҫdo vend tjetër të Britanisë së Madhe- 59% e të rriturve janë në mbipeshë.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.