Tumblr do ta ndalojë përmbajtjen pornografike nga 17 dhjetori

Faqja e rrjetit social Tumblr ka njoftuar për planet për ta ndaluar tërësisht përmbajtjen pornografike, që do të hyjë në fuqi nga 17 dhjetori.

Politika e re vjen disa javë pasi faqja ishte larguar nga App Store i Apple pasi forografitë e abuzimit të fëmijëve i kaluan filterat e Tumblr.

Në një postim, shefi ekzekutiv Jeff D`Onorio theksoi se Tumblr gjithmonë ka pasur “politikë zero tolerancë” për përmbajtje të tillë, por ka dashur ta përmirësojë sigurinë në faqe.

“Veprimet tona janë nga dashuria dhe shpresa prë komunitetin tonë,” shkroi ai.

Rekomaandimet e reja të komunitetin theksojnë se përdoruesit nuk mund të ngarkojnë “organe të vërteta gjenitale apo fotografi të pjesëve të trupit të femrave”, duke përfshirë çkado “aq fotorealistike” që mund të duket si e vërtetë.

Sidoqoftë, faqja tha se postimet “artistike, edukative, të vlefshme si lajm, apo politike” që shfaqin lakuriqësi  janë të pranushme dhe jo domosdo do të largohen.

Përdoruesit që kanë postime për përmbajtje të rritur do të marrin njoftime të cilat do t’u tregojnë se si të apelojnë kundër një ndalimi ose si të “ruajnë përmbajtjen e tyre jashtë komunitetit”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.