Truri i njeriut mund të mbajë mend përafërsisht 5,000 fytyra, thonë psikologët

Për çdo ditë ne ekspozohemi nga një numër i madh fytyrash duke përfshirë njerëzit që i takojmë rregullisht dhe të famshmit. Por sa fytyra mund të mbaj mend një person?

Sipas studiuesve të Universitetit to York-ut në Angli, njeriu mund të mbaj mend përafërsisht 5,000 fytyra. “Studimi jonë u fokusua në numrin e fytyrave që njerëzit njohin- ende nuk kemi gjetur një limit se sa fytyra mund të përballoj truri,” tha Dr. Rob Jenkis nga Departamenti i Psikologjisë. “Aftësia pët të dalluar individë të ndryshëm është shumë e rëndësishme—të mundëson të mbash mend sjelljet e njerëzve dhe të modifikosh sjelljen tënde varësisht prej njerëzve me të cilët ke të bësh.”

Jenkis poashtu tha se vëmendja që njerëzit i kushtojnë fytyrave dhe efikasiteti me të cilin e procesojnë informatën dallon varësisht prej individit.

Një përjashtim tjetër i madh mund të jetë një pjesë e popullsisë e cila vuan nga “verbëria e fytyrave” e cila njihet ndryshe si prosopagnosia.  Sëmundje e cila dëmton aftësinë për të njohur fytyra. Sipas një studimi të bërë në vitin 2006 nga Harvardi , rreth 2 përqind e popullsisë së Amerikës vuan nga kjo sëmundje.

 

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.