Trashëgimi kulturore, jo vendparkingje!

Më 7 gusht është finalizuar iniciativa ‘’Trashëgimi kulturore, jo vendparkingje!’’ e konceptuar nga pjesëmarrësit e Shkollës së Aktivizmit Urban në kuadër të projektit “Rikthimi i Qytetit’’. Kjo iniciativë ka për qëllim të potencojë problemin e parkimit të automjeteve në afërsi të objekteve të trashëgimisë kulturore (ndër të tjera në afërsi të Xhamisë Sinan Pasha, në afërsi të Urës së Gani Tadës, në afërsi të Muzeut Arkeologjik etj). Kjo praktikë përveç se kufizon qytetarët në lëvizje, dëmton rëndë imazhin e qytetit në përgjithësi dhe  objekteve  të  trashëgimisë  kulturore  në  veçanti.  Parkimi  në  afërsi  të  perimetrit  të  objekteve  të trashëgimisë kulturore pengon vizurat ndaj vlerave të trashëgimisë, qasjen në objektet kultrore si dhe ndikon në dëmtimin e peisazhit kulturor. Rrjedhimisht, kjo problematikë ndikon jo vetëm te qytetarët e Prizrenit por edhe te turistët dhe vizitorët e shumtë të qytetit tonë.

Lidhur me këtë problematikë, EC sot ka intervenuar në rrugën ‘’Vatra Shqiptare‘’, e cila lidh Kompleksin e  Lidhjes  Shqiptare  të  Prizrenit  si  dhe  Kompleksin  e  Marashit,  duke  vendosur  pengesa  në  formë  të ulëseve, të cilat do të zëvendësojnë automjetet e parkuara në këtë zonë edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar.   ‘’Ulëset   pengesë’’   shprehin   revoltën   për   pengesën   në   lëvizje   dhe   në   vizuara   ndaj   dy komplekseve   të   rëndësishme   të   trashëgimisë   kulturore   në   Prizren   si   rezultat   i   mosveprimit   të institucioneve ndaj qytetarëve të cilët parkohen në vend të ndaluar.

Ideja për protestën artistike ndaj vendparkingjeve në afërsi të objekteve të trashëgimisë kulturore është dhënë gjatë Modulit 1 të Shkollës së Aktivizmit Urban, të mbajtur në muajt prill – maj të këtij viti, gjatë së cilës të rinjtë pjesëmarrës të shkollës kanë patur rastin të aftësohen lidhur me principet e aktivizmit urban. Lidhur me porosinë që kjo iniciativë tenton të përçojë te institucionet përgjegjëse, përfshirë këtu Drejtorinë  e  Shërbimeve  Publike,  Drejtorinë  e  Inspektoriatit  dhe  Policinë  e  Kosovës  –Rajoni  Jug,  të Premten,  datw  03.08.2018,  nxënësit  pjesëmarrës  të  Shkollës  së  Aktivizmit  Kulturor  kanë  dorëzuar peticionin e nënshkruar nga 243 qytetarë.

Kjo  iniciativë  do  të  përcillet  me  iniciativat  e  radhës  të  dizajnuara  në  kuadër  të  Shkollës  së  Aktivizmit Urban.  Veprimet  e  propozuara  trajtojnë  çështje  të  caktuara  të  komunitetit  në  qytet,  dhe  u  takojnë fushëveprimeve të ndryshme me fokus në hapësirat publike.

Shkolla e Aktivizmit Urban është pjesë e projektit ‘’Rikthimi i Qytetit’’ që në mënyrë specifike synon të avokojë  për  gëzimin  e  plotë  të  së  drejtës  mbi  qytetin  përmes  një  sërë  platformash  të  aktivizmit. Nëpërmjet Shkollës së Aktivizmit Urban, projekti ofron një platformë edukimi dhe aktivizmi qytetar për të rinjtë, duke transformuar nxënësit e shkollave të mesme në qytetarë politikisht aktiv dhe social.

Projekti  “Rikthimi  i  qytetit  –  E  Drejta  mbi  Qytetin  për  grupet  e  nënpërfaqësuara  të  komunitetit  në Prizren” përkrahet financiarisht nga National Endowment for Democracy.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.