00:00:00
23 Mar

Traileri i ri i ‘Aladdin’ e paraqet Will Smith-in duke kënduar

Disney ka publikuar një trailer të ri të ‘Aladdin’ duke përfshirë disa pamje të para të interpretimit të këngëve të preferuara “Friend Like Me” dhe “A Whole New World”.

Filmi i drejtuar nga Guy Ritchie dhe i shkruar nga John August (Corpse Bride, Big Fish) do të ribëhet film bazuar në versionin origjinal të Disney të përrallës klasike ‘Një Mijë e Një Net’, në rrugët e të cilës një djalë jetim i quajtur Aladdin pretendon se është princ për marrë dorën e Princeshës Jasmine.

Filmi origjinal i animuar i vitit 1992, i cili paraqiste zërin e Robin Williams si Genie fitoi dy Academy Awards dhe mblodhi 504 milionë dollarë në mbarë botën. Tani rolin e Aladdin do ta luaj Menna Massoud, Naomi Scott do të paraqitet si Jasmine, Marwan Kenzari si Jafar, Will Smith si Genie, Billy Magnussen si një personazh i paemëruar dhe Nasim Pedrad si Mara.

Filmi do të drejtohet nga Guy Ritchie dhe ndjek suksesin e filmave tjerë të live-action (i bazuar në film të vizatuar) si “The Jungle Book” dhe “Beauty and the Beast”.

Aladdin do të dalë në kinematë e Britanisë së Madhe në maj.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.