TLC publikon Blackberry Key2

Kompania kineze që prodhon produkte elektronike TLC e ka publikuar telefonin Blackberry Key2, me çmim 649 Dollarë amerikan, 829 Dollarë kanadez, 649 Euro dhe 579 Pound. Key2 është telefoni i parë i mençur Blackberry i cili ka kamerë të dyfishtë prapa dhe ka një vçanti të re të quajtur Speed Key, shortcut (mënyrë më të shkurtër) për t`u kyçur kurdo nëpër aplikacione, kontakte dhe funksione.

Telefoni ka tastierë fizike (sensori për shenja të gishtërinjve është në butonin për hapësirë mes fjalëve (space bar), tani është me ndriçim, dhe lartësia e tastit është rritur për 20 përqind), Android 8.1 Oreo, aplikacione të Google, play Store, dhe rifreskime mujore të sigurisë, si dhe veglat shtesë për siguri dhe privatësi dhe produktivitet, të Blackberry-t.

Sikurse paraardhësi i tij, Blackberry Key2 ka kornizë alumini, pjesën e pasme të lëmueshme, dhe ekran 4.5 inç (cilësi 1620×1080, PPI 434, dhe proporcion të apekteve 3:2).

Telefoni ka procesor Qualcomm Snapdragon 660, 64Gb hapësirë me vend për microSD, 6GB RAM, dhe bateri 3500 mAh. TCL premton dy ditë jetëgjatësi të baterisë dhe një veçori “Smart Battery Experience” (përvojë të baterisë së mençur) e cila meson nga zakonet tuaja të përditshme të mbushjes së telefonit dhe ju jep rekomandime kur ta mbushni telefonin që të mos mbeteni pa bateri gjatë ditës.

Telefoni i ka edhe dy kamera të pasme nga 12MP, dhe sensor të përparmë 8MP. Dimensioned e sakta janë 151.4mm x 71.8mm x 8.5mm.

Telefoni do të jetë në dispozicion në gjithë botën në korrik.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.