00:00:00
17 Jan

Themeluesi miliarder i Amazon, Jeff Bezos ndahet nga gruaja

Shefi ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos dhe gruaja e tij, MacKenzie po divorcohen, duke i dhënë fund një martese 25 vjeçare që luajti rol në krijimin e një kompanie të tregtisë elektronike e cila e shëndrroi Bezos në një nga njerëzit më të pasur në botë.

Sipas një deklarate të publikuar në llogarinë e Jeff Bezos në Twitter, vendimi për t’u divorcuar erdhi pas një ndarjeje provuese. Edhe ai edhe gruaja e tij e nënshkruan deklaratën me premtimin se do të mbeteshin “miq të mirë”.

“Nëse do ta dinim se do të ndaheshim pas 25 vitesh, do ta bënim sërish”, tha çifti.

Pa përgjigjje mbeti pyetja më e rëndësishme pas çdo divorci: Si do të ndahet pasuria e krijuar gjatë martesës.

Ata nuk kanë pasur kurrë më shumë para sesa tani. Jeff Bezos qëndron në krye të shumicës së listave të njerëzve më të pasur në botë dhe pasuria e tij momentalisht lëkundet mes 137 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve nga Forbes dhe Bloomberg.

Pothuajse gjithçka është e lidhur me gati 79 milionë shpërnndarje të aksioneve Amazon (aktualisht me vlerë rreth 130 miliardë dollarë) të zotëruara nga Bezos, duke përkthyer në një pjesë prej 16 përqind të kompanisë Seattle.
Bezos, 54 vjeç, gjithashtu zotëron prodhuesen e anijeve kozmike “Blue Origin” si dhe “The Washington Post” që e bleu për 250 milionë dollarë në vitin 2013.

Pasi që çifti u martuan para se Amazon të themelohej, ka gjasa që MacKenzie Bezos, shkrimtarja 48 vjeçare, të ketë pretendime të mëdha në atë pasuri megjithatë detajet varen nga ku e paraqesin çifti kërkesën për divorc dhe nëse kanë pasur ndonjë marrëveshje paramartesore.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.