00:00:00
22 Feb

The Killers publikojnë këngë për murin e Donald Trump

The Killers kanë publikuar një këngë e cila flet pë politikë, duke shqyrtuar një mori temash të ndryshme si muri i Donald Trump, burgosjet si dhe vrasjet me armë.

“Land of the Free” (“Vendi i të Lirëve”) doli të hënën, pak pasi që grupi i nxiti fansat të dëgjojnë emisionin e Zane Lowe në Beats1 World Record, për diҫka të re.

Grupi gjithashtu zbuloi videon e cila e shoqëron këngën me regji të bërë nga Spike Lee, e cila paraqet pamje të imigrantëve në kufirin Amerikë-Meksikë. Në “Land of Free”, Brandon Flowers këndon për vrasjet me armë në këtë mënyrë:”Edhe sa vajza, edhe sa djem”.

“Duhet t’i vendosim në dhe deri sa të ulemi dhe të përballemi me këtë. Ne kemi një problem me armët.”

Ndërsa fragmenti që flet për burgosjet: “Burgosja është bërë biznes i madh.”

Flowers gjithashtu këndon vargjet në vijim rreth murit në kufirin Amerikë-Meksikë të propozuar nga presidenti Trymp: “Poshtë tek kufiri ata do të vendosin një mur betoni dhe shtylla të çelikut (unë qëndroj këtu dhe qaj)”.

“Mjaftueshëm të lartë sa për të mbajtur ato duar të ndyra larg nga ëndrrat dhe shpresat tona (unë qëndroj këtu dhe qaj)”.

“Njerëz të cilët duan gjërat e njëjta që duam ne në vendin e të lirëve.”

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.