00:00:00
17 Jan

Thaçi në Bruksel, takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka udhëtuar për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim që do të mbahet sot, përveç presidentit Thaçi, pritet të marrin pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, presidenti i Serbisë, kryeministri i Shqipërisë, kryeministri i Maqedonisë dhe ai Bosnje e Hercegovinës.

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, do të diskutojnë për progresin e bërë gjatë këtij viti dhe për zhvillimet aktuale politike në rajonin tonë.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.