Tetë mil.€ donacion nga Zvicra, për sektorin e ujërave

Ministria e Zhvillimit Ekonomik sot ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me qeverinë Zvicerane për bashkëfinancim dhe mbikëqyrje financiare të programit mbështetës për ujësjellës dhe kanalizime në zonat rurale.

Ministri Valdrin Lluka dhe z.Alan Brown udhëheqës i programit të ekipit Dorsch (Dorch International Consultants), nënshkruan këtë memorandum mirëkuptimi i cili ndër të tjerash mundëson ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm dhe sistemeve të trajtimit të ujrave të zeza në mbështetje të objektivës së qasjes gjithëpërfshirëse, infrastukturën e komponentëve për zhvillim duke i përfshirë edhe procedurat për operim dhe mirëmbajtje, zvogëlimin e ujit të pafaturuar, marrjen e mostrave dhe monitorimit të cilësisë së ujit, mbrojtjen e resurseve ujore, zbutjen e ndryshimeve klimatike, efiçencën e energjisë dhe zhvillimin e marrëdhënieve me konsumatorë në vende të ndryshme anembanë Kosovës.

Qeveria e Kosovës në ketë projekt do të kontribuojë 10 milion euro ndërsa Dorsch dhe qeveria Zvicerane me afro 8 milionë euro. Ky projekt është në fazën e VI dhe do të vazhdojë deri në vitin 2021.

Gjithashtu ky projekt do të mundësojë integrimin e ujësjellësve të vegjël dhe ato vetanak në sistem rajonal të Ujësjellësit, duke përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve dhe duke rritur sigurinë në ujë të pijshëm.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.