TV TELMA – qershor 2018 – Në kohën e lajmeve të rrejshme, besimi në mediat në Maqedoni është në rënie. Në Raportin e Bashkimit Evropian të Transmetuesve (European Broadcasting Union – EBU) të publikuar në shkurt të këtij viti, theksohet se mbi gjysma (52 për qind) e qytetarëve të Maqedonisë nuk u beson mediave. Pse është kështu?

“Së pari, meqë tashmë janë zhvendosur kufinjtë e mediave tradicionale dhe formave të reja gazetareske. Gjithnjë e më shumë kemi të ashtuquajturën gazetari qytetare, gjithnjë e më shumë blogje, ka gjithnjë e më shumë njerëz që vet distribuojnë informata. Regjistrohen gjithnjë e më shumë mini portale që nuk i kanë të angazhuar gazetarët profesionistë, ku shkruhet çkamos, ose bëhen copy & paste lajmet e burimeve të tjera. Krejt kjo sjell tek një mosbesim të përgjithshëm në media”, thotë drejtori dhe kryeredaktori i Televizionit Telma, Atanas Kirovski.

“Tabloidizimi dhe instrumentalizimi i mediave dhe prodhimi i skandaleve që zbatojnë elitat politike sjellin deri aty që qytetarët gjithnjë e më shumë humbin besimin në media”, konsideron komunikologu, Petar Arsovski.

Arsyeja tjetër e rrënimit të besimit në media në Maqedoni është sundimi dhjetëvjeçar i partisë djathtiste nacionale VRMO DPMNE. Shumë vjet më parë, partia e kryeministrit të atëhershëm Nikola Gruevski kontrollonte gati të gjitha mediat. Porositja e storjeve Ishte bërë praktikë, e përcaktohej madje edhe renditja e tyre në emisionet informative në televizionet më të shikuara nacionale.

“Në Maqedoni për 11 vjet kemi pasur nomenklaturën në pushtet që me çdo çmim donte të kontrollonte mediat dhe përmbajtjet që i emetonin ato media. Kështu na ndodhte që informata, raportet dhe storjet në disa media nacionale të jenë bukvalisht të njëjta, si të rivizatuara”, thotë Atanas Kirovski.

“Është reale të vlerësohet se pushteti me vite të tëra ka tentuar dhe ka pasur sukses të vë kontroll në ‘mainstream’ media në Maqedoni. Nuk disponojmë me numrin e saktë të mediave, por mbi 80 për qind e ‘mainstream’ mediave ishin nën kapelën e një partie. Krejt kjo solli rënien e profesionalizmit në industrinë mediale”, përfundon Vasko Popetreski, redaktor i magazinës politike “360 shkallë” në Televizionin Alsat M.

Duke pasur parasysh se në raportin e Unionit Radiodifuziv Evropian ka shënja se besimi në televizione në Maqedoni është në rritje, kjo mbase paraqet sinjalin e parë të avancimit të pozitës së mediave në Maqedoni. Gazetaria cilësore tash vlerësohet më shumë se kurrë dhe ky është momenti për mediat tradicionale që ta ripërtërijnë besimin, theksohet në raportin e Unionit Radiodifuziv Evropian.

Qytetarët e Maqedonisë nga të gjitha mediat më së shumëti shikojnë televizionin, gjegjësisht televizionet më së shumëti ndikojnë në formësimin e opinionit publik. Mbizotëron edhe bindja se televizionet janë gjithnjë e më pak mund t’i nënshtrohen manipulimit, për dallim nga mediat tjera, meqë imazhet nga vendi i ngjarjes dhe reporterët në vendin e ngjarjes i bindin shikuesit se ajo çfarë po shikojnë është e vërtetë.

Popetrevski thekson rolin kyç të televizioneve në kohën e krizës serioze politike në Maqedoni, që zgjati dy vjet, prej vitit 2015 deri më 2017, dhe që sollin ndërrimin e pushtetit.

“Është fakt se ndryshimet në shoqëri nuk do të ndodhnin nëse televizonet, që nuk ishin nën kontrollin e plotë të pushtetit të atëhershëm nuk kishin arritur të emancipohen dhe t’i imponohen publikut dhe tregut”, thotë Popetrevski.

Atanas Kirovski thotë se, krahasuar me përmbajtjet në plaftorma të ndryshme të internetit, serioziteti dhe besueshmëria e asaj që emetojnë televizionet është dukshëm më e madhe.

“Internet sfera është e kontaminuar me informata të rrejshme, të pavlefshme, senzacionaliste. Krahasuar me ato përmbajtje, ajo që emetojnë televizionet karakterizohet me një seriozitet dhe raport të përgjegjshëm ndaj informatës. Duke pasur parasysh këtë aspekt është e natyrshme që tek qytetarët po rritet besimi në TV stacionet”, thotë Kirovski.

Besimi në media drejtpërdejtë lidhet me lirinë e mediave respektivisht, sikur theksohet në raportin e Unionit Radiodifuziv Evropian, raporti është drejtpërsëdrejti proprocional: sa më të lira mediat, besimi aq më i madh. Maqedonia ngadalë ka filluar të avancojë në listat ndërkombëtare për lirinë e mediave, por duhet pasur parasysh se kjo është një rrugë mjaft e gjatë dhe përplotë sfidash në kalimin e kufirit prej “pjesërisht e lirë” deri te një shtet me media “plotësisht të lira”.

 

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.