Të fjeturit e tepërt dëmton trupin dhe mendjen

Përderisa efektet e mosfjetjes janë të studiuara dhe diskutuara shumë, tema e të fjeturit të tepërt nuk merr shumë vëmendje. Duke pasur parasysh rëndësinë e gjumit, shumë prej nesh pyesin veten a është e shëndetshme të kalojmë shumë orë në shtrat.

Duke u bazuar në udhëzuesit shëndetësor, shumica e të rriturve prej 18 deri në 64 vjeç duhet të flejnë 7 deri në 9 orë në ditë. Kuptohet që kohë pas kohe  kjo shifër mund të tejkalohet për shkak të ndonjë jave të ngarkuar.

Por nëse e vëren veten se je bërë i/e varur nga të fjeturit shumë dhe e ke vështirë të zgjohesh në mëngjes, atëherë këto mund të jenë simptoma të hipersomnisë që është e kundërta e insomnisë.

Disa studime kanë gjetur një lidhje mes të fjeturit të tepërt dhe shtimit në peshë. “Ajo çka ne dimë është se kur njerëzit fillojnë të kalojnë në obezitet  ata priren të flejnë më shumë.”- tha Dr. Michael Irwin, profesor në Universitetin e Kalifornisë.

Në të njejtën mënyrë, fjetja e tepërt lidhet me probleme shëndetësore si diabeti, sëmundjet e zemrës, depresioni dhe sulmi. Nëse fleni horizontalisht, sidomos nëse dysheku juaj nuk është i mirë, mund të keni dhimbje në shpinë.

Gjithashtu,  sipas një studimi me 10.000 njerëz në të gjithë botën është gjetur se personat që flejnë 7 deri në 8 orë në ditë performojnë më mirë në teste të mendjes. Personat që kanë fjetur shumë performonin njejtë me ata që kanë fjetur pak. Aftësitë në të folur dhe logjikuar ndikohen më së shumti nga gjumi i tepërt.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.