00:00:00
17 Jan

Taylor Swift përdorë sistem të njohjes së fytyrave në koncert

Taylor Swift mbajti një koncert në California’s Rose Bowl majin e kaluar i cili ishte i monitoruar nga një sistem për njohjen e fytyrave. Targeti i sistemit? Qindra përndjekës të Swift.

Sistemi i njohjes së fytyrave të Swift ishte ndërtuar në një kioskë që shfaqte pjesët kryesore të përsëritjeve të saj, e cila do të inçizonte fshehtas fytyrat e shikuesve. Bazuar në Rolling Stones, i cili foli me një ekspert të sigurisë në koncerte dhe vëshgoi kioskën, pjesëmarrësit të cilët shikuan nga kioska ishin skanuar menjëherë. Më pas, të dhënat ishin dërguar në Nashville, Tennessee ku provuan t’i lidhnin fytyrat në foto me një databazë ku ruheshin fytyrat e përndjekësve të saj.

Artistët amerikanë nuk kanë publikuar ndonjëherë përdorimin e teknologjisë për njohje të fytyrave në koncertet e tyre. Sidoqoftë, ligjshmëria e këtij veprimi është në anën e artistit: një koncert është teknikisht një ngjarje private, prandaj organizatorët e ngjarjes mund të përdorin çfarëdo lloj mjeti të vëzhgimit.

Masat e sigurisë të marra për koncertin e Swift mund të konsiderohen ekstreme, por nuk është hera e parë që sistemet për njohjen e fytyrave janë përdorur për të gjetur pjesëmarrës të padëshiruar.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.