00:00:00
22 Feb

T- Series, kanali muzikor indian bëhet më i ndjekuri në Youtube

Për shumë vite, ylli suedez i Youtube, Felix Kjellberg, i njohur më mirë si PewDiePie ka dominuar në këtë platformë duke drejtuar kanalin më të ndjekur dhe duke tërhequr dhjetëra miliona fansa të përkushtuar.

Por tani rënia e PewDiePie po vjen si rezultat i rritjes së shpejtë të përdorimit të telefonave mes 1.3 miliardë njerëzve në Indi. T-Series, një kompani indiane e muzikës ka fituar mbështetës në kanalin e vet në Youtube me një ritëm mahnitës. Për çdo ditë aty postohen disa video muzikore nga filmat e Bollivudit dhe artistët i ndianë të popit.

Që nga e enjtja, numri mes mbështetësve të T-Series dhe PewDiePie është ngushtuar në më pak se 124,000 njerëz. Kompanitë e video marketing thonë se T-Series do ta tejkalojë numrin e mbështetësve të PewDiePie prej mbi 84.3 milionë mbështetësish brenda ditësh.

T-Series veçse është në vendin e parë në një tjetër aspekt: si kanali më i shikuar në Youtube. Videot e tij kanë 60 miliardë shikime. Ky numër është sa tre herë numri i shikimeve në kanalin e Justin Bieber apo Katy Perry.

Këtë vit, T-Series ka rreth 20 filma të planifikuar për lansim ku proganist janë aktorë të rëndësishëm. Përveç filmave dhe muzikës bollivudiane, kompania ka investuar edhe në këngëtarë të pavarur si Guru Randhawa, videoja muzikore e së cilës ka më së shumti shikime në Top Series duke numëruar gjithsej 662 milionë të tilla.

Forca më e rëndësishme prapa dominimit të ardhshëm të T-Series në Youtube janë dhjetëra milionë indianë që po përdorin internetin për herë të parë. Në vitin 2000, vetëm 20 milionë indianë kishin qasje në internet. Në vitin 2018, ky numër u arriti deri në 560 milionë dhe po vazhdon të shtohet.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.