00:00:00
17 Jan

Super ushqimi që 90% e njerëzve nuk e konsumojnë mjaftushëm

Nëse ju ofroj një super ushqim që do t’ju bëjë të jetoni më gjatë, a do të interesoheshit?

Natyrisht, kjo zvogëlon shanset për sulme të zemrës dhe në tru, si dhe për sëmundje të përjetshme si diabeti i tipit 2.

Ky ushqim ndihmon edhe në mbajtjen e peshës, presionit të gjakut dhe nivelit të kolesterolit.

Duhet të përmendet se është e lirë dhe gjerësisht në dispozicion në supermarket.

Çfarë është ajo?

Fibra – nuk është gjëja më seksi në botë, por një studim i madh po heton se sa fibra duhet të hajmë dhe është gjetur se ka përfitime të mëdha shëndetësore.

“Dëshmia tani është e madhe dhe njerëzit duhet të fillojnë të bëjnë diçka për këtë”, thotë një nga hulumtuesit, Prof. John Cummings, për BBC News.

Është e njohur për ndalimin e kapsllëkut – por përfitimet e saj shëndetësore janë shumë më të gjera se kaq.

Sa fibra na nevojitet?

Hulumtuesit, në Universitetin e Otago, në Zelandën e Re dhe në Universitetin e Dundee thonë se njerëzit duhet të hanë minimum 25g fibra në ditë.

Ku mund t’i gjejmë?

I gjeni në frute dhe perime, disa lloje të drithërave, bukës dhe pastave që përdorin kokrra të tëra, si fasule, thjerrëzat si dhe arra dhe fara.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.