“Sunny Hill” vitin e ardhshëm synon ta sjellë Rita Orën dhe Bebe Rexhën

Festivali më i madh muzikor në Kosovë, “Sunny Hill”, pritet të fillojë të premtën me 10 gusht.

Përgjatë 3 ditëve, 10, 11 dhe 12 gusht, në këtë festival do të përformojnë shumë yje shqiptare me famë ndërkomëtare, si dhe yje të botës. Disa prej tyre tashmë kanë filluar të arrijnë në Kosovë.

Festivali do të mbahet në Gërmi të Prishtinës, dhe do të fillojë nga ora 15:00.

Ndërkohë organizatorët kanë bërë të ditur që në edicionin e radhës të sjellin edhe dy këngëtaret e skenës botërore – Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Në një konferencë për media, ku ishte i pranishëm edhe reperi Action Bronson, ideatori dhe themeluesi i festivalit, Dukagjin Lipa deklaroi se do të ketë ftesa edhe për yjet tjera botërore, shkruan EkonomiaOnline.

“Shpresojmë që Sunny Hill festival do të ketë një jetë shumë të gjatë dhe për çdo vjet do të ketë artistë më të mirë shqiptarë dhe të botës, dhe kështu publikisht e them që vitin e ardhshëm do ta ftojmë edhe Ritën, edhe Beben, edhe krejt artistët shqiptarë që janë aty dhe na bëjnë krenarë”, ka thënë ai.

Theksojmë se ylli kryesor i festivalit është Dua Lipa gjersa do të ndezin skenën edhe Action Bronson, Martin Garrix, Stanaj Gashi, Col3trane, Grace Carter, SG Lewis Bondax.

Si dhe artistët më të mirë të skenës kosovare si Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Dafina Zeqiri, Gjiko, Lumi B, Buta, Oda, Jericho, Asgjë Sikur Dielli, Genc Salihu, Dren Abazi, Gipsy Groove, Offchestra, Gamblemania, Kachinari, MTNJ, Alban Muja, Oda Haliti, Secret 47, Rrrron, Ylli Megi, Gon & Sonik, Kidda, Art Haliti dhe shumë e shumë emra të tjerë.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.