00:00:00
23 Mar

Stuhia diellore që e goditi tokën në vitin 660 para Krishtit

Një nga stuhitë më të mëdha diellore që i është drejtuar Tokës e goditi planetin në vitin 660 para Krishtit, kanë thënë studiuesit duke i bazuar pohimet e tyre në gjurmët e ruajtura të stuhisë në shtresat e akullit dhe rrathët e pemëve.

Ndërkohë që fusha magnetike e diellit ndryshon, herë pas here liron grimca të ngarkuara në hapësirë. Në stuhitë më ekstreme diellore, të quajtura ndodhi të protoneve diellore, këto grimca shpejtohen jashtëzakonisht duke ndërvepruar me emetime të tjera diellore. As fusha magnetike mbrojtëse e tokës nuk mund t’i shmang këto grimca kaq të shpejta dhe energjike. Rrezatimi është veçanërisht i dëmshëm për teknologjinë moderne dhe astronautët.

Është e paqartë se sa të zakonshme janë këto ndodhi ekstreme; instrumentet tokësore dhe satelitore i kanë gjurmuar këto ndodhi për vetëm 70 vjet. Për t’u kthyer mbrapa në kohë, hulumtuesit gjurmojnë radionuklidet kosmogjene si karboni në rrathët e pemëve dhe beriliumi dhe klori të ruajtur në shtresat e akullit. Radionuklidet e tilla formohen kur rrezet kozmike ndërveprojnë me molekulat në atmosferën e tokës.

Në vitin 2017, shkencëtarët identifikuan karbonin në rrathët e pemëve që mund të tregojë një ndodhi të protoneve solare por mund të tregojë gjithashtu një supernovë apo një shpërthim diellor.

Prania e radionuklideve në akull tregon se ndodhia e vitit 660 para Krishtit ishte rreth 10 herë më e fuqishme sesa një ndodhi e vitit 1956 që është stuhia më e fuqishme diellore e regjistruar nga instrumentet.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.