00:00:00
22 Feb

Stephen Merchant do të luajë “vrasësin Grindr” në serialin e BBC

Stephen Merchant do të luajë rolin e Stephen Port në dramën e re të BBC e cila është e bazuar në historinë e vërtetë të vrasësit serik, i cili i ka vrarë katër burra të rinj të cilët i takoi në faqe për takime dashurie mes 2014 dhe 2015.

‘TheBarking Murders’, i cili do të fillojë xhirimet në pranverë, do të tregohet nga pikëpamja e familjeve të viktimave të Port, përderisa luftojnë të zbulojnë të vërtetën rreth asaj se çfarë u ndodhi bijve dhe vëllezërve të tyre.

Sheridan Smith do të luajë Sarah Sak, nënën e viktimës së parë të Port, Anthony Walgate, përderisa Jaime Winstone do të luajë Donna Taylor, motrën e Jack Taylor. Skenari do të shkruhet nga Neil McKay, i cili më parë ka paraqitur kidnapimin dramarik të nxënëses Shannon Mathews.

Port, tani 43 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2016 për vrasjet në Walgate, Taylor, Daniel Whitworth dhe Gabriel Kovari. I njohur në media si  “vrasësi Grindr”, ai u njoftua me viktimat e tij duke përdorur aplikacione për takime dashurie dhe i drogoi ata me nj[ sasi të madhe të GHB, para se t’i dhunonte ata dhe t’i hudhte trupat e tyre afër shtëpisë së tij në Narkin, në Lëndrën lindore.

Pa marrë parasysh ngjajmëritë mes rasteve të vdekjes së këtyre meshkujve, policia në fillim nuk i lidhi këto katër raste.

Roli i Port, shënon një fillim të ri për Marchent, i cili njihet më së shumti për punën e tij me Ricky Gervais në komeditë në BBC ‘The Office’ dhe ‘Extras’.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.