00:00:00
17 Jan

Stephen King shpëton recensimet në gazetën lokale

Kur gazeta më e madhe lokale në Maine vendosi se do ta ndalonte shitjen e recensimeve regjionale të librave, shkaktoi një zhurmë të madhe mes shkrimtarëve lokalë—një shkrimtar lokal në veçanti.

Stephen King, autori bestseller nga Bangor, u ankua në Twitter se gazeta po largonte publicitetin nga i cili shkrimtarët lokalë varen për të blerë “bukë dhe qumësht” dheu bëri thirrje mbi 5 milionë ndjekësve të tij të veprojnë diçka.

“Shpërndajeni në Twitter nëse jeni nga Maine (ose edhe nëse nuk jeni)”, postoi ai të premten. “Tregojini gazetës TË MOS E BËJ KËTË”.

Gazeta, The Portland Press Herald, me shpejtësi iu përgjigj thirrjes: Nëse King mund t’i bindte ndjekësit e tij të bënin 100 abonime, atëherë recensimet lokale do të ktheheshin.

 

E gjitha kjo ndodhinë media sociale ku The Press Herald udhëheqi një fushatë për t’i bindur lexuasit të abonoheshin.

“Ne do të dëshironim që Stephen King të shpërndante këtë postim pasi që kjo do na ndihmonte të tejkalonim pragun”, postoi gazeta të shtunën në mëngjes.

“Strategji shitjeje? Shantazh?” U përgjigj King. “Sidoqoftë, 71 njerëz vetëm se janë abonuar. A ka edhe 29 njerëz të cilët duan të abonohen? Vetëm po pyes”.

Deri të dielën, The Press Herald kishte dyfishuar qëllimin e saj dhe kishte 200 abonues të rinj në më pak se 48 orë,tha  Lisa DeSisto, shefe e ekzekutive e MaineToday e cila publikon The Press Herald. Gazeta ka bërë kërkesën për vazhdimin e recensimeve për shkrimtarët e Maine.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.