Sporti-basketbolli po marrin hov te të rinjtë e Shtërpcës

Klubi Basketbollistik “Shtërpce” tash 15 vjet tubon të rinjtë e talentuar nga kjo komunë. Anëtarët e klubit deri më tani kanë marrë pjesë në shumë gara, e tash së voni janë fuqizuar edhe me shkollën e basketbollit, të cilën e vijojnë filloristët dhe nxënësit e shkollave të mesme.

Marrja me sport është një prej hobive kryesore të të rinjve në Shterpcë: basketbolli, futbolli, hendbolli, karate janë disa nga aktivitetet sportive të cilat në kuadër të vet tubojnë një numër të madh të rinjsh.

Bojan Savić, kryetar i Klubit Basketbollistik, gjithsesi njërit ndër klubet më të popullarizuara, thekson se marrja me sport është me rëndësi të madhe për të rinjtë e komunës së Shtërpcës, meqë nxit dhe i kontribuon zhvillimin e drejtë të fëmijëve.

“Synimi ynë është që t‘i tubojmë fëmijët tanë dhe që ambienti i tyre të jenë mu terrenet e këtilla sportive e jo kafiteritë ose klubet çfarëdoqofshin ato. Klubi Basketbollistik “Shtërpce” është themeluar para saktësisht 15 viteve dhe ajo që me çka krenohet ky klub dhe që është pasuria jonë janë mu fëmijët. Shkolla jonë e basketbollit sot tubon mbi një qind vijues dhe është më numerike në këto vise në jug të Ibrit. Tjetra me çka mund të krenohet klubi ynë është organizimi i mirë, mirëpo ajo që ndoshta është anomali është ajo pjesa garuese të cilën ende nuk e kemi,” thotë Savić.

Savić shton se shkolla e basketbollit mund të krenohet edhe me numrin e madh të fëmijëve të talentuar.

Ajo që kemi mundur të shohim këto ditë është se një numër i madh i fëmijëve përfshihet në kampet basketbollistike. Në kampin e fundit i cili është organizuar më 2018 në Gërmi, basketbollistët e këtushëm kanë fituar vendin e parë, kanë fituar medale dhe shpërblime të shumëta. Lojtari më i mirë, i shpallur MVP, Đorđe Veljković vjen mu prej komunës së Shtërpcës.

Kryetari i KB “Shtërpce”, Bojan Savić paralajmëron planet e klubit për organizimin e një kampi të madh basketbollistik, si për fëmijët nga Kosova ashtu edhe për bashkëmoshatarët e tyre nga Serbia.

Marjan Spasić, drejtor i Departamentit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sporte thotë se komuna e Shtërpcës në periudhën prej 2010 deri më 2018 ka bërë shumë në përmirësimin e infrastrukturës.

“Thuajse në të gjitha fshatrat e komunës janë rikonstruktuar apo ndërtuar terrenet e reja apo salla të fiskulturës. Në Berevc është ndërtuar Balon salla dhe salla sportive, në Sevc, Sushiq, Jazhincë dhe Popovc janë hapur stadiumet e futbollit, e në Gotovushë janë ndërtuar terreni basketbollistik dhe tribinat për shikues, në Biti të poshtme është ndërtuar dhe është rrethuar fusha sportive, e në mahallën e Mërxhinc në Shtërpcë është rregulluar fusha sportive. Po ashtu janë renovuar terrenet sportive në Gotovushë, Jazhincë dhe Vërbeshticë, por edhe halla sportive në kuadër të shkollës fillore Staja Marković’,” thotë Spasić.

Ai shton se vëmendje e njëjtë po i kushtohet edhe përmirësimit të kushteve sportive në vendet ku jetojnë shqiptarët. Kështu në Brod, pranë Shkollës fillore “Razim Cokli”, afër Shtëpisë së Kulturës, janë ndërtuar terrenet sportive.

Drejtori i Departamenit të Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në komunën e Shtërpcës për periudhën e ardhshme paralajmëron edhe më shumë projekte të mëdha që do të përfshijnë shkollën fillore dhe atë të mesme në Shtërpcë sikur edhe zhveshtoren përpara hallës së sporteve në Berevc.

RTV Herc – Maja Mladenović RTV Herc

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.