00:00:00
17 Jan

“Solo: A Star Wars Story” do të shfaqet në festivalin e Kanës

Premiera e filmit “Solo: A Star Wars Story” do të shfaqet në festivalin e Kanës më 15 maj, para premierës se tij në gjithë botën më 25 maj, duke u bërë i treti film i kësaj serie që vjen në La Croisette pas “Star Wars: Attack of the Clone” në 2002 dhe “Star Wars: Revenge of the Sith” në 2005.

Filmi me regji të Ron Howard, në rolin e Han Solo, rol ky që u bë i njohur nga aktori Harrison Ford, ka aktorin Alden Ehrenreich. Filmi do të shfaqet në “Grand Théâtre Lumière” dhe na shpie prapa në rininë e Han Solos. Donald Glover luan Lando Calrissian dhe në role të tjera janë Emilia Clarke nga Game of Thrones, Woody Harrelson, Paul Bettany dhe Thandie Newton.

 

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.