Skena të dhunimit apo ndonjë formë tjetër e dhunës seksuale nuk do të lejohen në filmat e klasifikuar nën 15 vjeҫ sipas një riorganizimi të sistemit britanez.
Bordi Britanez i Klasifikimit të Filmave (BBFC) do të publikojë të enjten udhëzime për klasifikimin duke shpjeguar në detaje pse filmat i marrin vlerësimet që i marrin.
Deri më tani ndryshimi më i madh është bërë rreth filmave që përfshijnë dhunë seksuale dhe pornografi. Bordi tha se ndryshimet ishin rezultat i ndryshimit të opinionit publik gjatë pesë viteve të fundit.
Sipas udhëzime të reja, asnjë film që përmban pamje të dhunimit apo dhunës seksuale nuk do i lejohet klasifikimi -15 vjeҫ.
Shembull i një filmi që sipas gjitha gjasave do të bie në sistemin e ri është filmi i Keira Knightley ‘The Duchess’. Më parë është klasifikuar si mbi 12 vjeҫ ndërsa tani ai mund të marr klasifikimin mbi 15 shkaku i një skene ku një grua mbahet nga një burrë në shtrat dhe lë të nënkuptohet se ai do ta dhunojë atë.
“Reagimet që i kemi marrë deri më tani nga konsultimet me publikun janë se nuk duhet të ketë vend aspak për pamje të dhunës seksuale nën 12 vjeҫ”, tha Craig Lapper, drejtor i BBFC.