00:00:00
23 Mar

Sistemi i aromave i Toyota shpërndan gaz lotsjellës mbi hajdutët

Patenta përfshin një sistem që do të lirojë gaz lotsjellës brenda veturës. Gazi helmues lirohet kur mjeti vëren një ndezje të paligjshme të motorit.

Kjo pjesë e patentës është pjesë e një plani më të gjerë të patentimit të një sistemi aromash të ngjashëm me Mercedesin ku mund të zgjedhësh aromën që dëshiron të prodhohet nga vrimat e ajrit. Është një karakteristikë e re që mund të ndihmojë që të pastrohet brendësia nga aromat e pakëndshme por mund të bëhet bezdisëse pas një përdorimi të fuqishëm dhe të gjatë.

Sistemi i Toyota në teori do të ishte më i integruar dhe më i personalizuar se çdo gjë tjetër që gjendet momentalisht në treg pasi që është i dizajnuar të vërejë automatikisht se kush po hyn në mjet përmes pajisjeve mobile. Më pas do të shpërndajë aromën e preferuar të atij vozitësi.

Pëmes kësaj patente, kur largoheni nga vetura juaj Toyota, ndizet një deodorant që siguron se aroma është neutrale për këdo që mund të hyjë më pas në veturë. Kjo siguron që askush nuk mund të hyjë në veturë me një aromë të neveritshme apo të pakëndshme.

Megjithatë, deodoranti është mjaft i fuqishëm që ta neutralizojë gazin lotsjellës edhe nëse kjo ndodhë. Natyrisht, ju do të donit që gazi lotsjellës të vazhdonte ta parandalonte hajnin për aq gjatë sa është e nevojshme.

Kjo është vërtet një mënyrë e re e të menduarit në luftën kundër hajdutëve të veturave. Tymosja e tyre me gaz lotsjellës verbues ka gjasa të parandalojë këdo që të vjedhë veturën tuaj.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.