Si të zgjedhni një shalqi të shijshëm

Shalqiu është fruti që simbolizon stinën e verës, sepse jashtë sezonës ata janë pa shije. Megjithëse tani po vjen sezona e shalqinjve, kjo nuk ju siguron se shalqiu që ju bleni do të jetë i ëmbël. Në vazhdim mund të lexoni disa këshilla se si të zgjedhni një shalqi të ëmbël.

Kërkoni për pjesën e shtypur

Njëra pjesë e frutit ka prekur tokën përderisa ai është rritur. Me kohë kjo pjesë shtypet dhe ngjyra e saj dallon nga ngjyra e pjesës që i kishte kontakt me diellin. Nëse kjo pjesë ka ngjyrë të verdhë apo portokalli, është një indikacion që ai shalqi është i pjekur, ndërsa nëse ngjyra është e bardhë apo e gjelbër e ҫelur, kjo tregon se është këputur nga bima para se të ishte gati.

Shikoni formën dhe lëndimet

Një shalqi i mirë duhet të ketë një lloj simetrie, çoftë ovale apo e rrumbullakët. Gjithashtu, shikoni për ndonjë lëndim, prerje apo çarje. Lëndimet mund të përshpejtojnë prishjen.

Shikoni peshën

Pasi që janë 92% ujë, shalqinjtë janë mjaft të rëndë. Ata duhet të jenë më të rëndë sesa që duken. Nëse kanë peshë të lehtë, kjo mund të ndikojë se ai shalqi është i vjetër dhe ka filluar të humbë lëngjet e brendshme.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.