Si të keni sukses në një intervistë telefonike për punë

Ajo që po qëndron mes jush dhe punës së ëndrrave është një intervistë telefonike. Kjo është një mundësi që kompanitë të zvogëlojnë listën e kandidatëve dhe të shohin kush e meriton më shumë vendin e punës.

Shumë kandidatë dështojnë këtu thjesht sepse nuk janë të pregatitur ose nuk e marrin seriozisht. Një intervistë telefonike nuk do duhej të ishte pengesë për ju.

Disa nga këshillat që të këni sukses në intervistë janë këto:

Gjej 30 minuta kohë të lirë për t’u pregatitur, mendo për pytjet e mundshme dhe përgjigju në to.

Sigurohu që të hulumtosh për kompaninë. Gjej sa më shumë informata për të dhe punën që po aplikon. Poashtu bëj pyetje gjatë intervistës.

Të gjithë jemi shumë të zënë, mirëpo duhet lënë të gjitha anash gjatë kohës së intervistës. Është e rëndësishme të jeni tërësisht të pranishëm.

Gjeni një vend me zhurmë minimale ku nuk do ju pengojë askush.

Tregohu i përpiktë. Mos e lini duke pritur intervistuesin. Kjo është e pasjellshme dhe joprofesionale.

Reflekto pozitivitet, tregohu i entuziasmur për punën që po aplikon. Kjo nuk do të të ndihmojë vetëm ty që të ndihesh më mirë, por poashtu edhe intervistuesin.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.