00:00:00
22 Feb

Si të jetoni mbi 100 vjet

Numrat nuk mund të jenë të përpiktë por ka afërsisht 80,000 persona mbi 100 vjeç në SHBA ose rreth 10 deri 20 persona mbi 100 vjeç në 100,000 njerëz.

Zyra e regjistrimit të popullsisë së SHBA vlerëson se këta numra do ta tejkalojnë një milionshin deri në vitin 2050. Nëse dëshironi të jeni njëri ndër ta, nuk duhet vetëm të shpresoni që të keni gjene të mira.

Shumica e njerëzve e dinë në teori se çfarë duhet për të qenë të shëndetshëm dhe për të jetuar një jetë të gjatë dhe të lumtur: mospirja e duhanit, shmangia e konsumimit të tepërt të akoholit, dieta më e mirë dhe ushtrimet. Këto në përgjithësi janë themeli i jetëgjatësisë mirëpo realiteti është më i komplikuar se kaq.

Një person nuk mund t’i kontrollojë disa faktorë që luajnë rol në jetëgjatësi por ka shumë mënyra se si mund të zgjatet jeta. Të jetoni në lartësi më të madhe është vetëm një nga mënyrat për të cilat ndoshta nuk keni qenë të vetëdijshëm më herët.

Klima dhe zgjedhjet e stilit të jetës janë faktorë të tjerë të rëndësishëm që i kontribuojnë faktit se sa ditëlindje festoni. Sekretet e jetës së gjatë gjithashtu përfshijnë marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtura shoqërore ku të moshuarit ndihen të vlerësuar.

Ndonëse duhet të bëhen ende më shumë hulumtime në këtë fushë, studimet e personave mbi 100 vjeç ofrojnë një ide të përgjithshme se çfarë duhet për të jetuar më shumë se një shekull.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.