00:00:00
22 Mar

Si të flini më mirë gjatë natës?

Gjumi i keq gjatë natës mund të bëjë që të mos jeni në disponim apo të jeni të lodhur ditën tjetër por edhe mund ta dëmtojë seriozisht shëndetin tuaj. Gjumi është vërtet i domosdoshëm për shëndetin e trurit dhe trupit. Ja se si mund të flini më mirë gjatë natës dhe ta përmirësoni shëndetin tuaj njëkohësisht:

Mos flini më gjatë në fundjavë

Mbajtja e një orari të rregullt është çelësi i një gjumi të mirë. Edhe gjatë fundjavave është më mirë të zgjoheni në të njëjtën kohë që zgjoheni gjatë javës sesa të provoni t’i shfrytëzoni ato orë shtesë.

Hani më mirë

Djathi është një ushqim shumë i mirë para kohës së gjumit dhe nuk ju shkakton ankthe. Përmban kalcium i cili e nxit gjumin pasi që ndihmon në zvogëlimin e stresit në fibrat nervore të trupit, përfshirë edhe ato të trurit.

Mos shikoni Netflix pa ndalur

Kur qëndroni zgjuar më vonë se zakonisht, kjo e zvogëlon gjumin. Televizioni ka një dritë të kaltër e cila ndikon në nivelin e melatolinës duke ua bërë më të vështirë të flini.

Dekorojeni dhomën

Për të fjetur mirë ju duhet errësirë ndaj nëse ka shumë dritë në dhomë ndoshta duhet t’i ndryshoni perdet.

Çorapet e gjumit

Çorapet e gjumit do t’jua ngrohin tërë trupin përnjëherë dhe do ta keni më të lehtë të flini.

Rehatia e shtratit

Nëse zgjoheni me një dhimbje shpine apo qafe, fajësojini çarçafin dhe jastëkun tuaj.

Qetësohuni para gjumit

Stresi dhe ankthi janë faktorët më të mëdhenj të një gjumi të keq. Eliminojini ato duke vënë re se çfarë ju ndihmon të qetësoni, qoftë kjo një banjë e nxehtë, një libër, vajra esencialë si livanda apo muzika qetësuese.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.