Si të filloni të hani më shëndetshëm?

Njerëzit po pijnë më pak pije të gazuara se sa që pinin më parë. Por, në pothuajse çdo mënyrë tjetër, dieta tipike amerikane nuk është përmirësuar në një kohë shumë të gjatë.

“Nëse shikoni se si ne jemi duke ngrënë – cilësia e dietave tona – ka qenë mjaft konstante gjatë disa dekadave”, thotë Dr Stephen Juraschek, një internist në Beth Israel Deaconess Medical Center. Amerikanët ende hanë shumë mish të kuq, shumë drithëra të rafinuara dhe shumë proteina. “Mesatarja amerikane tashmë konsumon më shumë se proteina të mjaftueshme, por njerëzit ende kërkojnë më shumë”, thotë Wendy Dahl, një profesor i asociuar në Universitetin e Floridës.

Nëse doni të hani shëndetshëm, ndryshimi i parë dhe më i rëndësishëm që duhet të bëni është që të filloni të përgatitni ushqimin tuaj nga e para. “Ushqimi i përgatitur në shtëpi është një tipar kyç i ngrënies së shëndetshme”, thotë Juraschek. “E vetmja kohë që ju keni dijenii për atë që jeni duke ngrënë është kur jeni duke bërë blerjen dhe përgatitjen”.

Përgatitja e ushqimeve tuaja kërkon kohë dhe mund. Por, ndërsa është pothuajse e pamundur të hani të shëndetshëm nëse jeni gjithmonë duke ngrënë, ekspertët pajtohen që është e vështirë të hahet dobët nëse jeni duke gatuar për veten tuaj dhe duke filluar me përbërës të tërë të ushqimit. Shumica e problemeve tona në dietë do të zgjidheshin nëse do të hanim vetëm “ushqime të vërteta” në vend të produkteve të paketuara dhe të përpunuara rëndë, thotë Dr. Robert Lustig.

Së bashku me përmirësimin e shëndetit tuaj, ju do të të kurseni një ton të parave duke bërë ushqimin tuaj në shtëpi. Ndërsa kostoja e ngrënies jashtë rritet, çmimi i ngrënies të përgatitur në shtëpi ka rënë.

Nëse po pyesni se çfarë të përgatiteni, vendosni energjinë tuaj në enët me perime. “Njerëzit kuptojnë se pemët dhe perimet janë të shëndetshme, por nuk kuptojnë sa pak prej tyre po hajnë”, shton ai. Ai vë në dukje se shumë njerëz kanë tendencë që të bëjnë pjesë të proteinave të tyre shumë të mëdha në ushqimet e gatuara në shtëpi, ndërsa i lënë anash perime.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.