Si të dini nëse stresi shkakton humbje të peshës

Dhe çfarë duhet të bëni për këtë, sipas ekspertëve.

“Kur unë isha 22 vjeçe, babai im humbi betejën e tij ndaj kancerit. Une isha e sapo diplomuar dhe nuk kisha plane për të ardhmen time të afërt, përpos pagimit të qirasë dhe të kaloja kohë me shokët dhe shoqet.

Pasi ai vdiç, unë ndryshova. Stresi nga dhimbja dhe mungesa e një plani për jetën time pati një ndikim të tmerrshëm në shëndetin tim. Edhe pse unë ushqehesha rregullisht – një copë picë aty, një pjatë me makarona aty – ndodhi që unë mezi konsumoja ushqim. Isha aq e tronditur sa që unë humba peshë në vetëm disa javë.”

Ky ishte rasti i Jenn Morson, nga Huffington Post.

Njerëzit ballafaqohen me stresin në mënyra të ndryshme (disa nga këto mënyra janë të shëndetshme, e disa jo edhe aq). Sipas ekspertëve, është e rëndësishme që të monitoroni reagimin ndaj ankthit, dhimbjes dhe emocioneve të tjera negative, në mënyrë që të mbani nën kontrollë shëndetin.

Më poshtë mund të gjeni disa sjellje dhe efekte të stresit që mund të ndikojnë në humbje jo të shëndetshme të peshës:

Kapërcimi i ushqimit

Sipas Kathryn Moore, një psikologe nga Qendra e Providence Saint John’s për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Familjes në Kaliforni, stresi mund të shkaktojë që të jepni përparësi detyrave të tjera, e jo të ngrënies së rregullt të ushqimit. Në vend se të hani mëngjesin, ju mund të filloni menjëherë të bëni punët e ditës apo të përfundoni detyrat e shkruara në listën tuaj To-Do (Për-të-bërë) – një shprehi që mund të shkaktojë më shumë dëm se sa dobi.

Çdo herë që ju kapërceni ushqimin, ju po zvogëloni numrin e kalorive që merrni në ditë, që ndikon në humbje të peshës,” thotë Moore. Për të luftuar këtë, Moore sygjeron që të mbani me vete ushqime të lehta me shumë proteina, si përshembull arrat, që të keni ushqim të gatshëm. Gjithashtu duhet të vendosni që të ushqeheni me ushqime të plota, disa here në ditë.

Ju vjen mundim

Nëse ndjeni mundim, ky mund të jetë edhe një simptomë e nivelit të lartë të stresit. “Stresi shkakton mundimin për shkak se aktivizon disa neurotransmetues të caktuar dhe hormone që mund të ndikojnë në sistemin e tretjes,” thotë Vinh Nguyen, një mjek i mjekësisë familjare në MemorialCare Orange Coast Medical Center në Kaliforni. Mundimi është pjesë e sistemit vigjilent të trupit, që të lajmëron kur diçka nuk është në rregull.

Për të trajtuar mundimin, ekspertët rekomandojnë një gotë të çajit të xhenxhefilit, apo të thithni një copë të xhenxhefilit. Moore gjithashtu rekomandon të adresoni në mëyre proaktive shkakun kryesor të mundimit – stresin – përmes aktiviteteve të qetësimit.

“Mënyrat aktive për të zvogëluar stresin do të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave,” tha ajo.

Jeni të rraskapitur

Hulumtimet tregojnë që stresi mund të shkaktojë lodhje – në çfarëdo kohë të ditës – dhe nëse nuk keni kujdes, mund të ndikojë në orarin e përditshëm dhe shprehitë e të ushqyerit.

Ekspertët rekomandojnë që të mundoheni të hani darkën së paku disa orë para gjumit, në mënyrë që trupi të ketë kohë ta tretë atë. Nëse përgatitja e ushqimit duket e shumtë gjatë kësaj periudhe stresuese, konsideroni blerjen e ushqimit të gatshëm dhe të shëndetshëm në dyqane. Shumë dyqane ofrojnë opsione të përgatitura me shumë zgjedhje që kërkojnë pak ose aspak punë shtesë.

Ushtroni më shumë se sa që duhet

Në përgjithësi, ushtrimet janë një mënyrë pozitive për të përballuar emocionet negative. Vrapimi, çiklizmi dhe aktivitete të tjera që ju bëjnë të djersiteni lirojnë endorfinat, që ju japin një humor më të mirë. Por kur aktiviteti fizik është ekstrem dhe më shumë kalori digjen, është e rëndësishme që të zëvendësohen ato kalori siç duhet.

Keni kujdes dhe balanconi çdo ushtrim me ushqim dhe hidratim të duhur. Përveq kësaj, kaloni nga një ushtrim me ndikim të lartë në rutina më pak rigoroze, si yoga (joga).

“Yoga mund të ndihmojë kur përballemi me stresin,” thotë Nguyen. “Shumica nga format e yoga-s përmbajnë frymëmarrje të thellë dhe përqendrim në prezencë, dy aftësi që zvogëlojnë nivelet e stresit.

Në fund, nëse jeni duke humbur peshë për shkak të stresit, kontrollohuni te një mjek. Një mjek mund të ju ndihmojë të krijoni një plan për menaxhimin e peshës dhe ankthit. Shëndeti juaj fizik dhe mendor janë
Pazgjidhshmërisht të lidhura me njëra tjetrën – dhe është e rëndësishme që të kujdeseni për të dyja.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.