00:00:00
22 Feb

Si të bëni miq të rinj

Nëse dëshironi të bëni miq të rinj, ja disa këshilla se si mund ta arrini këtë:

Ndiqni interesat tuaja

T’i bashkoheni një grupi, klubi apo mësimi është një mënyrë e efektshme për të takuar njerëz. Ndiqni një sfidë ose aftësi pas të cilës jeni të apasionuar sepse vetëm atëherë do të kaloni një kohë të mirë dhe do të ndiheni më rehat të filloni ndonjë bisedë.

Lejojeni veten të jeni të brishtë

Mund të jetë e frikshme të provoni të bëni miq të rinj megjithatë të qëndroni vetëm nuk do t’ju ndihmojë. Shkëmbimi i rekomandimeve dhe përfshirja e të tjerëve në planet tuaja janë mënyra të thjeshta që ndihmojnë të krijoni afërsi dhe besim.

Shfrytëzojeni teknologjinë

Rrjetet sociale mund të jenë shumë të dobishme për të bërë miq si të rritur. Por rrjetet sociale nuk i zëvendësojnë ndërveprimet personale. Sa më shumë që mbështetemi te aplikacionet aq më pak praktikë kemi me llojet e bisedave dhe përvojave që na mundësojnë vërtet të krijojmë marrëdhënie të afërta.

Mos ushtroni shumë presion

Ndërkohë që plakemi, miqësitë tona ndryshojnë. Sipas një studimi të vitit 2016, ne e arrijmë majën e numrit të miqve në moshën 25-vjeçare. Kur provoni të bëni miq si të rritur mos ushtroni shumë presion te lidhjet e reja dhe mos prisni shumë nga një person.

Bëni pyetje dhe dëgjoni

Kjo nuk do të thotë se duhet të silleni vërdallë duke i marrë njerëzit në pyetje por duhet të tregoni vërtet interes për një person, t’i pyesni rreth vetes dhe t’i dëgjoni përgjigjjet e tyre. Kjo do t’ju ndihmojë të krijoni marrëdhënie më kuptimplota.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.