00:00:00
17 Jan

Si ta riformësoni veten këtë vit

Ja se si mund të bëni një ndryshim real në shëndetin dhe mirëqënien tuaj këtë vit:

Bëhuni realist

Është e rëndësishme të mos jeni shumë ambicioz dhe të mos prisni shumë përnjëherë pasi kjo mund të çojë në zhgënjim kur kritiku juaj i brendshëm t’ju qortojë që nuk i keni arritur qëllimet.

Formoni zakone

Thuhet se duhen tri javë për të formuar zakone kështu që nëse mundoheni t’i keni qëllimet tuaja parasysh për çdo ditë do të zbulon se përkushtimi juaj mund të realizohet dhe do ta vlerësoni veten për këtë.

Punoni së bashku

Puna në një skuadër ju ndihmon të qëndroni të motivuar. Gjeni një shok apo grup t’ju bashkohet dhe shijoni dobitë e motivimit që kjo ju sjellë.

Dilni jashtë

Të dilni në hapësirën e madhe të jashtme dihet se ka një ndikim shumë të madh në shëndetin tuaj mendor. Një vrap në natyrë mund të jetë ndryshim i ambientit si dhe ajri i pastër ka dobi të panumërta dhe ju ndihmon të çlodheni.

Përqendrohuni te ushqimi

Mendoni se me çfarë po ushqeheni pasi që kjo ka një ndikim jashtëzakonisht të madh në shëndetin tuaj mendor dhe në mirëqënien fizike.

Mos e zgjidhni një qëllim që nuk ju përshtatet

Vetëm sepse miqtë tuaj mund të bëjnë diçka, nuk do të thotë se edhe ju duhet ta bëni. Përqendrohuni në qëllimet tuaja personale dhe mendoni se çfarë dëshironi për veten.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.