00:00:00
23 Mar

Si ta ndaloni pirjen e duhanit

Ja disa këshilla se si mund ta ndaloni pirjen e duhanit dhe cilat teknika mund t’ju shërbejnë:

Zgjidhni një datë kur doni ta ndaloni duhanin, atëherë kur jeni të gatshëm të përkushtoheni dhe ndiheni të aftë për ta bërë këtë gjë.

Tregojuni njerëzve përreth që doni të hiqni dorë dhe nëse është e mundur bashkohuni me dikë dhe lëreni duhanin së bashku.

Është gjithashtu ide e mirë të merrni këshilla profesionale nga ndonjë farmacist apo mjek i përgjithshëm.

Mos u shqetësoni nëse nuk keni menjëherë sukses. Mund t’ju duhen disa përpjekje që të hiqni dorë nga duhani por dobitë shëndetësore të lënies së duhanit i bëjnë të vlefshme këto përpjekje pavarësisht sa kohë ju merr dhe se në çfarë moshe jeni.

Nëse jeni shtatzënë, ka shërbime të veçanta që ju ndihmojnë ta lini duhanin jo vetëm për dobinë tuaj por edhe për atë të foshnjës që përndryshe do të jetë në rrezik të shtuar për abort, të lindë i vdekur apo me peshë të vogël.

Jepini vetes një shpërblim kur arrini të hiqni dorë. Do të mund të blini diçka me çmim më të lartë me paratë që keni kursyer duke mos blerë cigare.

Ka edhe lloje të ndryshme të trajtimit në dispozicion përfshirë zëvendësimin me nikotinë.

Edhe cigaret elektronike mund t’ju ndihmojnë të hiqni dorë nga cigaret tradicionale dhe mund të jenë shumë efektive në fazat e hershme të lënies së duhanit. Megjithatë duke qenë se efektet afatgjata të avullimit nuk dihen ende, përdorimi i gjatë i cigareve elektronike nuk rekomandohet.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.