00:00:00
23 Mar

Si ta merrni veten pas ndarjes?

Ndarjet janë të vështira megjithatë se sa gjatë ndieni dhimbje në fund varet nga ju, thotë psikologu Guy Winch, libri i të cilit, “How to Fix A Broken Heart” përgënjeshtron disa nga mitet më të zakonshme rreth zemrës së thyer. Ai jep disa këshilla se si ta tejkaloni ndarjen sa më shpejt:

1.Mos i kontrolloni në rrjetet sociale. Kjo do ta përforcojë prezencën e ish të dashurit në mendjen tuaj dhe do t’ua bëjë më të vështirë të ndaloni së fantazuari për lidhjen tuaj të prishur.

2.Shmangni krijimin e rrethanave se pse ka ndodhur ndarja pasi që kjo do t’i japë ish të dashurit rol kryesor në mendimet tuaja. Pranoni çdo shpjegim që përputhet me faktet dhe e mban vetëbesimin tuaj në nivelin e duhur.

3. Bëni një listë të të gjitha kompromiseve që ju është dashur të bëni në atë marrëdhënie që nuk do t’i bënit herën tjetër.

4.Bëni gjëra që ju sillnin gëzim dhe interesim më herët edhe nëse nuk ju duken interesante apo argëtuese tani. Kjo është një mënyrë e rëndësishme për t’i treguar vetes se jeta vazhdon.

5. Largoni të gjitha ato që jua kujtojnë lidhjen që ju shkaktojnë shqetësime apo dhimbje si mesazhet apo fotografitë.

6.Drejtojuni miqve dhe shfrytëzoni mbështetjen e tyre; ndarjet ndodhin kudo dhe secili ka fjalët apo këshillat e tij për t’i ofruar.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.