00:00:00
23 Mar

Si ta harroni dikë?

Përfundimi i një lidhjeje nuk është i lehtë- dhe mund të jetë akoma më i vështirë nëse ju ende ndjeni dashuri për ish të dashurin/ën tënde.

Por vetëm pse dhimbje e zemrës së thyer mund të duket si fundi i botës, lajmi i mirë është se dhimbja nuk do të zgjasë përgjithmonë- dhe sigurisht nuk t’ju ndalojë nga të rënët sërish në dashuri.

Sipas një studimi të publikuar në The Journal of Positive Psychology, duhen 11 javë për t’u ndjerë me mirë pas përfundimit të një lidhjeje dhe rreth 18 muaj për t’u shëruar nga fundi i një martese.

Ja disa këshilla se si ta kaloni më lehtë këtë faze sipas ekspertes së lidhjeve Ammanda Major.

Lejojeni veten të vajtojë

Për dikë, ndarja me të dashurin mund të jetë po aq e dhimbshme sa është vdekja e tyre. Përderisa mund të duket mirë që të ecni shpejt përpara gjate kësaj periudhe të dhimbjes, duke e mbajtur veten të ngarkuar me gjëra ose njerëz, në fakt, fundi i një lidhjeje kërkon një periudhë të vajtimit ku ne mund ta procesojmë atë që ka ndodhur. Kjo është një periudhë ku ata që po vuajnë do të mund të reflektojnë mbi lidhjen dhe sjelljen e tyre. Në vend se të provoni t’i mbyllni ndjenjat, lejoni veten të shprehni atë që ndjeni sepse kjo është periudhë e domosdoshme në procesin e shërimit.

Mos u frikësoni të kërkoni ndihmë.

Rrallë herë njerëzit vendosin ta përfundojnë lidhjen në të njëjtën kohë. Kur kjo ndodh, zakonisht njëra palë është e befasuar dhe shokuar- gjë që do ia zgjasë procesin e vajtimit.  Prandaj gjatë kësaj periudhe është mirë të flisni- por sigurohuni të vendosni limite mes shokëve dhe familjeve rreth asaj që ju dëshironi të diskutoni. Përderisa mund të jeni të gatshëm të flisni rreth ish të dashurit/ës tënde, kjo nuk do të thotë se ju ndjeheni rehat të flisni keq për ta.

Koha me të vërtetë i shëron të gjitha

Ju mund të mos e vëreni tani, por me kalimin e kohës, ndjenjat e dhimbjes dhe tradhtisë zvogëlohen. Kujtimet nuk do të jenë po aq të dhimbshme sa në fillim dhe një ditë, pa marrë parasysh a është pas disa muajsh a vitesh, mendimi rreth atij personi nuk do t’ju shkaktojë dhimbje dhe mërzi.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.