Shumica e të rriturve në Angli kanë stil të pashëndetshëm jetese

Shumica dërrmuese e të rriturve në Angli janë aq të pashëndetshëm sa e vënë jetën e tyre në rrezik, tregon një anketë.

Të dhënat nga Anketa e Shëndetit për Anglinë tregoi se afërsisht nëntë në dhjetë njerëz kanë të paktën një tipar të pashëndetshëm.

Njerëzit u klasifikuan në ata që pinë duhan, ata që pinë më shumë se 14 njësi alkoholi, ata që hanë më pak se 5 porcione pemësh dhe perimesh, ata që janë mbipeshë apo që kanë aktivitet të ulët fizik.

Gjysma e të rriturve kanë dy apo më shumë prej këtyre faktorëve të rrezikut.

Në vitin 2017, afërsisht 7,700 njerëz kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar nga shkaqe të lidhura me alkohol. Kjo është e barabartë me 12.2 vdekje në 100,000 njerëz- shkalla më e lartë që nga viti 2008.

Nga katër shtetet e Mbretërisë së Bashkuar, Skocia kishte shkallën më të lartë.

Caroline Cerny nga Aleanca Shëndetësore e Obezitetit tha se këto zbulime theksojnë nevojën për të luftuar “ambientet që po nxisin obezitetin gjithnjë e më shumë. Fëmijët sot bombardohen nga promovimet e ushqimit të pashëndetshëm dhe pijeve si dhe janë të ekspozuar ndaj reklamave të ushqimeve pa vlera ushqyese online dhe gjatë programeve televizive që ata shikojnë më shumë”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.