Shtëpiza që inspiroi filmin “The Holiday” është në shitje

Ka ardhur sezona të shtriheni dhe të shikoni filmin klasik romancë/komedi të Nancy Meyers duke e ditur që shtëpiza që ka inspiruar filmin është vënë në shitje.

Brendësitë e filmave të Nancy Meyers janë shtëpitë amerikane të bukura e të mëdha me guzhina të pajisura mirë dhe mbulesa shtretërish të kushtueshme. Sidoqoftë, në filmin e saj “The Holiday” producentja provoi një shtëpizë angleze fshati dhe rezultatet ishin interesante. Tani shtëpiza në Surrey që inspiroi ambientin e filmit është në shitje për një çmim prej 650.000 pound.

Edhepse shtëpiza e Rosehill në film nuk ekziston në realitet- pamja e jashtme u ndërtua nga fillimi në një fushë ndërsa pamja e bredshme e shtëpizës u bë inspirim për ekipin që e dizajnoi atë.

Shtëpiza është vendbanimi i personazhit të Kate Winslet, e cila ndërron vendet me shtëpinë e Cameron Diaz në Los Angeles dhe i ofron Diaz ambientin në të cilin ajo bie në dashuri me të këndshmin Jude Law mes ndodhive të saj qesharake në fshatin anglez.

Shtëpiza në jetën reale me tre dhoma është pak më e madhe sesa ajo imagjinare por ka shumë prej veçorive magjepsëse, përfshirë trarët prej druri, vatrën e rehatshme dhe një kuzhinë të këndshme.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.