Shoqata e Botuesve të Kosovës po merr pjesë në Panairin e Librit në Frankfurt

Shoqata e Botuesve të Kosovës (ShBK) po merr pjesë në Panairin e Librit në Frankfurt të Gjermanisë, i cili do të zgjasë nga 10 deri më 18 tetor dhe është panairi më i madh i librit në botë. Në këtë panair marrin pjesë gjithsej 100 shtete me rreth 7 mijë e 300 ekspozues.

Ky është i 15 vit me radhë që Kosova merr pjesë në këtë panair ku do të prezentohen tituj të 30 shtëpive botuese kosovare. Përveç prezentimit të botimeve të reja, ShBK-ja do të mbaj edhe aktivitete të tjera siç janë shënimi i përvjetorit të Skenderbeut dhe përkujtimi i veprimtarit Adem Demaçi.

Në stendën e Kosovës do të jenë prezentë edhe autorë shqiptarë si: Adem Gashi, Çun Lajçi, Marigonë Kelmendi, Halil Matoshi, Valentina Saraçini, Ismail Syla e Abdullah Zeneli.

Në hapje të këtij të këtij panairi, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka vënë fokusin në ruajtjen e lirisë së shprehjes. Fjalimi i tij përkon me temën e këtij edicioni e cila është të drejtat e njeriut.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë eveniment ka rëndësi të madhe për promovimin e produksionit letrar kosovar në botë.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.