00:00:00
22 Mar

Shkaktarët e poreve të zgjeruara

Ka shumë arsye pse poret tuaja mund të jenë të zgjeruara dhe këto janë disa nga to:

Fytyra e yndyrshme

Nëse lëkura juaj është e yndyrshme, yndyra e tepërt qëndron në sipërfaqe të lëkurës dhe i zgjeron poret. Kjo ndodh sepse lëkura e vdekur dhe yndyra që qëndron në lëkurë do të grumbullohen duke i bërë poret të duken më të mëdha se sa që duhet.

Mosha

Lëkura pëson ndryshime gjatë viteve. Kur ne plakemi, lëkura e humb elasticitetin e saj dhe prodhimi i yndyrës zvogëlohet dhe kjo i bën poret më të zgjeruara.

Gjenet

Ju nuk mund t’i largoni përgjithmonë poret e zgjeruara nëse i keni trashëguar ato. Fatmirësisht, ka disa mënyra të cilat ju mund t’i përdorni për t’i minimizuar ato

Lëkura e pa pastër

Kurrë mos shkoni të flini pa e pastruar fytyrën tuaj. Nëse flini me fytyrën e mbushur me makijazh kjodo të ҫoj në zgjerimin e poreve të lëkurës suaj. Makijazhi zakonisht përdoret për të mbuluar të metat e lëkurës, por produktet e bukurisë mbledhin yndyrë dhe papatërsti.

Dëmtim nga dielli

Dielli mund të ҫoj në trashjen e lëkurës. Kështu, lëkura mund ta humbasë kolagjenin, ujin dhe elasticitetin e saj. Indet nën lëkurën tuaj mund të tkurren dhe si pasojë poret tuaja të zgjerohen.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.