00:00:00
23 Mar

Sfida “Trashtag Challenge” bën që njerëzit të mbledhin mbeturina

Gjatë vikendit u bë e famshme sfida “Trashtag Challenge” (sfidë për pastrim të mbeturinave). Sfida përfshin fotografi të zonave të mbushura me mbeturina dhe pamje se si ato zona duken pas pastrimit të mbeturinave. Njerëzit pastaj shpërndajnë fotografitë në rrjetet sociale me hashtag #trashtag.

Etiketimi tani ka mbledhur shumë njerëz në gjithë botën në Instagram, Reddit dhe Twitter të cilët po shpërndajnë fotografitë e mbledhjes dhe pastrimit të mbeturinave.

 

 

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.