Sezoni i gripit po fillon: 4 këshilla se si të mos sëmureni

Pasi që sezoni i gripit ka ardhur, është e rëndësishme të filloni të merrni masa parandaluese. Këtu keni katër këshilla të thjeshta për të shmangur gripin këtë vit.

Vaksina kundër gripit

Masa më parandaluese që mund të merrni është që për çdo vit të vaksinoheni kundër gripit. Duke qenë se viruset vazhdojnë të zhvillohen, Organizata Botërore e Shëndetit ofron rregullisht rekomandime të reja për përbërjen e vaksinave.
Ndonëse gripi mund të ndikojë tek njerëzit gjatë tërë vitit, sëmundjet më së shumti ndodhin gjatë sezonit të gripit që mendohet se zgjat nga tetori deri në mars.

Duart e pastërta

Duke pasur parasysh se sa ngjitës është gripi, është e rëndësishme t’i mbani duart e pastërta pasi prekni ashensorët, dorezat e dyerve dhe objekte të tjera për shfrytëzim publik. Dezinfektuesit e duarve mund të përdoren një apo dy herë në ditë por metoda më e mirë dhe më e rekomanduar është t’i lani duart rregullisht.

Rregullat e kollitjes

Njerëzit duhet ta mbulojnë gojën dhe hundën me palomë kur kolliten apo teshtijnë dhe ta hedhin në vendin e duhur.

Dieta dhe ushtrimet

Natyrisht, mbajtja e sistemit imunitar në një formë të mirë jo vetëm që i zvogëlon shanset e infektimit me grip por edhe zvogëlon ashpërsinë e sëmundjes nëse jeni me grip.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.