00:00:00
17 Jan

Serbia prezenton lahutën si të veten, vjen reagimi nga Mali i Zi

Më 29 nëntor në Pekin është hapur Qendra Kulturore ‘Ivo Andriq’ ngjarje e cila u përcoll edhe me një program kulturo-artistik. Një ndër pikat e këtij programi ishte edhe një prezentim  me lahutë e cila u performua nga një i ri i cili ishte veshur me kostum popullor malazias.

Mirëpo, kjo nuk i ka pëlqyer Ministrit të Kulturës së Malit të Zi i cili ka thënë: “Fakti se të kënduarit me lahutë është pjesë e trashëgimisë kulturore të shumë popujve të Ballkanit, së paku kërkon një prezantim më të kujdesshëm të kësaj trashëgimie jomateriale, nga ajo që u pa me rastin e hapjes së Qendrës Kulturore ‘Ivo Andriq’ të Serbisë në Pekin”. Në reagimin e Ministrisë gjithashtu thuhet se “Duke respektuar faktin se këndimi me lahutë i takon edhe trashëgimisë kulturore të Serbisë, gjë që fundja është vërtetuar edhe me vetë regjistrimin në listën e UNESCO-s, konsiderojmë se me rastin e prezantimit dhe promovimit të kësaj trashëgimie jomateriale nuk do të duhej t’u referohej atyre përmbajtjeve dhe elementeve të saj që u përkasin popujve të tjerë, përkatësisht trashëgimisë kulturore të shtetit tjetër”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.