00:00:00
23 Mar

Samsung po punon në krijimin e dy telefonave tjerë të palosshëm

Galaxy Fold nuk do të lansohet edhe për një muaj, por kjo nuk e ka ndaluar Samsung për të planifikuar krijimin e më shumë telefonave të palosshëm.

Samsung thuhet se është duke punuar edhe në dy telefona të mençur të palosshëm. I pari është një dizajn të guaskës i cili paloset vertikalisht, ndërsa i dyti paloset në formë të jashtme, të ngjashme me atë të Huawei Mate X.

Modeli i guaskës do të jetë telefoni i parë që do të debutojë. Telefoni thuhet se ka një ekran ekstra në anën e jashtme, por Samsung mund ta largojë atë varësisht nga mënyra se si konsumatorët reagojnë nga pamja e jashtme e Galaxy Fold. Gjithashtu thuhet se do të përfshihet një sensor i ri për shenja të gishtërinjve.

Ndërsa prototipi i palosjes së jashtme veçse  ekziston, pasi ai ishte konsideruar telefoni i parë i palosshëm i Samsung. Raportet thonë se ai do të jetë më i hollë, shkaku që ka një ekran të jashtëm dhe gjithashtu mund të ketë një sensor të brendshëm për shenja të gishtërinjve.

Telefonat e palosshëm janë një kategori e produkteve të reja dhe askush nuk e din se cili dizajn do t’i bëjë përshtypje konsumatorëve, në rast se do t’u pëlqej ndonjë.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.